Paola Ola

Bio

Dita më e bukur? Sot. Pengesa më e madhe? Frika. Gjëja më e lehtë? Të gabosh. Gabimi më i madh? Të heqësh dorë. Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi. Mëndjeheqja më e mirë? Puna. Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës. Profesionistët më të mirë? Fëmijët. Nevoja e parë? Komunikimi. Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët. Misteri më i madh? Vdekja. E meta më e keqe? Të qenit pa humor. Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen. Ndjenja më e shëmtuar? Mëria. Dhurata më e bukur? Falja. Ajo më e paçmuara? Familja. Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur. Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme. Pritja më e mirë? Buzëqeshja. Ilaçi më i mirë? Optimizmi. Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer. Forca më e madhe? Besimi. Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit Gjëja më e bukur në botë? Dashuria. Himni i jetës Jeta është një shans, kape. Jeta është bukuri, adhuroje. Jeta është bekim, shijoje. Jeta është ëndërr, bëje realitet. Jeta është sfidë, përballoje. Jeta është detyrë, kryeje. Jeta është lojë, luaje. Jeta është e çmuar, kujdesu për të. Jeta është pasuri, vlerësoje. Jeta është dashuri, jetoje. Jeta është mister, zbuloje Jeta është premtim, mbaje. Jeta është trishtim, kaloje. Jeta është himn, këndoje. Jeta është luftë, pranoje. Jeta është aventurë, rrezikoje. Jeta është jetë, mbroje. (N.T)

Latest Insta posts

Current Online Auctions